Një provokim i rëndë ka ndodhur në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc, ku nga persona të panjohur është dëmtuar murali falënderues për tekstet mësimore që nxënësve shqiptarë ua siguroi Shqipëria dhe Kosova. Dikush e ka dëmtuar këtë mural dhe mbi të ka shkruar parolla propaganduese “Kosova është Serbi”. Nënkryetari i kësaj komune. Shqiprim Musliu e ka dënuar këtë akt, duke thënë se kjo ngjarje është provokim i rëndë, sidomos për faktin se ka ndodhur me institucionet shkollore në Bujanoc. “Dikush ka dëmtuar muralin e krijuar nga një artist shqiptar nga Kosova Lindore për të falëminderuar institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë për mbështetjen që kanë bërë shkollave shqipe”, ka thënë Musliu.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …