Komuna e Çairit në Shkup në bashkëpunim me Ambasadën e Kosovës në Maqedoni, do të organizojnë një varg aktivitetesh festive për nder të përvjetorit të tetë të Pavarësisë së Kosovës. Me këtë rast, në Shkup do të mbahen plot aktivitete sportive e kulturore. Në mbrëmjen e 17 shkurtit, në Shtëpinë e Armatës në Shkup do të mbahet një koncert,në të cilin do të interpretojnë solistët Kastriot Tusha, Etleva Golemi e violinistja Sihana Badivuku nën përcjelljen e Orkestrës së Radiotelevizionit Shqiptar.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …