Në sallonin për Expozita Imperial 2 u hap expozita personale e piktores nga Kërçova dr.Lulzime Osmani. Ajo u shpreh tejet e emocionuar për ekspozimin e këtyre punimeve dhe mendon se kjo ekspozitë do të përcjellë mesazh dhe të tregojë se arti jonë është i kohës, modern. Piktorja Dr. Lulzime Osmani, në punimet e saja ka arritur të ndërtojë autonominë dhe paradigmën personale metafizike të pikturës, qenies reale të artit. “Pikturat e saja njëkohësisht janë edhe një avangardë drejtë lirisë së shprehjes që është e bazuar në vetënjohjen personale dhe interpretimin individual figurative”. U shpreh Metin Izeti. Piktoreja Dr. Lulzime Osmani, në punimet e saja ka arritur të ndërtojë autonominë dhe paradigmën personale metafizike të pikturës, qenies reale të artit.