Për të nëntën ditë me radhë, në Shkup të Maqedonisë po zhvillohen protesta kundër qeverisë. Qytetarët dolën në rrugë pas vendimit të kryetarit të vendit, Gjorgje Ivanov, i cili ka kërkura që të amnistohen të gjithë politikanët që ishin në proces hetimor nga Prokuroria Speciale. Protestuesit bëjnë thirrje për revolucion, duke theksuar se huliganët nuk janë në mesin e tyre. Protesta nisi përpara zyrës së Bashkimit Evropian në Shkup për të vijuar më pas me ndërtesat qeveritare. Mijëra qytetarë kanë kërkuar dorëheqjen e mënjëhërshme të kryetarit, prolongimit të datës së zgjedhjeve, fomimit të një qeverie teknike që do ta përgatis vendin për zgjedhje, si dhe formimin e një Gjykate Speciale, e cila do të merret enkas me lëndët që i heton Prokuroria Speciale.
