Në Shqipëri, është shkarkuar nga detyra drejtori përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano

Në Shqipëri, është shkarkuar nga detyra drejtori përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano

Sot në Shqipëri është shkarkuar nga detyra drejtori i  përgjithshëm i Policisë së Shtetit,  Gledis Nano. Vendimi u bë i ditur nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, pas mbledhjes së qeverisë, që thotë se vjen pas situatës në vend. “Sot qeveria mori vendim për shkarkimin Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, shkarkim i cili lidhet me mosrealizim të objektivave që kishim vënë për drejtorin e policisë. Kryesisht lidhet me situatën në muajt e fundit, situatë që normalisht kërkon një reagim më të fortë të policisë. Detyrat, sipas ligjit  i merr  nëndrejtori i Policisë deri në emërimin e drejtorit të ri”, u shpreh Çuçi. Gjatë tetë muajve të vitit 2022, teksa Policia e Shtetit drejtohej nga Gledis Nano, vendi është tronditur nga ngjarje të njëpasnjëshme kriminale, që kanë lënë pas 47 viktima. Vrasjet lidhen me shkaqe si hakmarrje të kryera përmes skemave mafioze apo edhe për motive të dobëta. Shumë prej tyre nuk kanë ende një autor.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …