Në Shqipëri filluan punimet për realizimin e projektit Trans Adriatik Pipeline ( TAP ) i cili pritet të ndikojë dukshëm në ekonominë e vendit. Duke folur për rëndësinë e këtij projekti, kryeministri, Edi Rama theksoi se Shqipëria është një përfituese e madhe e vendkalimit të këtij projekti gjigant, ku avantazhet i kanë sjellë dhe do t’i sjellin miliona euro ekonomisë së vendit. Ai shtoi më tutje se numri i të punësuarve gjatë realizimit të këtij projekti do të arrij deri në 4 mijë e 200 punëtorë. Përfitimet e Shqipërisë do të vijnë edhe pas vënies në punë të këtij projekti kontinental: Përfitimet do të vijnë vit pas viti deri në momentin kur të vijë rrjedha e gazit në vitin 2020. Ekonomia jonë nga ky projekt do të përfitojë 1 miliard euro. Duhet të bëjmë hapa përpara në bashkëpunim me vendet e rajonit, ku projekti prioritar është degëzimi i projektit Shqipëri-Kosovë, porositi kryeministri I Shqipërisë, Edi Rama. Në Shqipëri tubacioni i gazsjellësit do të jetë i gjatë rreth 215 km, duke filluar në Bilisht Qendër në kufi me Greqinë deri në kufirin detar me Italinë.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …