Mediet në Shqipëri njoftojnë se gjatë disa ditëve, numri i të shëruarve vazhdon të jetë më i madh se sa numri i të infektuarve me virusin KOVID-19. Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se 19 persona janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Kështu shkon në 302 numri i të shëruarve. “Aktualisht në vendin tonë janë 220 persona të infektuar aktivë dhe siç shihet, numri i të shëruarve është më i lartë, dhe kjo tendencë tashmë vazhdon pa luhatje që prej 7 ditësh”, ka deklaruar zëvendësministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë, Mira Rakacoli. Ndërkohë nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 9 raste pozitive me COVID19 gjatë 24-orëve të fudnit. Nga rastet e reja 5 i përkasin Kurbinit, 2 raste në Kukës, 1 rast në Tiranë, 1 rast në Fier. Ndërkohë, autoritet e larta të Shqipërisë kanë njoftuar se janë duke shqyrtuar fillimin e ndërmarrjes së hapave për lehtësimin e masave shtrënguese të ndërmarra javë më parë.

Në Shqipëri numri i të shëruarve ka tejkaluar atë të infektuarve me virusin KOVID-19

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …