Beteja e Partisë Socialiste nuk ngrihet kundër një partie, por kundër një sistemi

Në Shqipëri po vazhdojnë aktivitetet për zgjedhjet e 25 qershorit

Në Shqipëri partitë politike po mbajnë aktivitete për zgjedhjet e 25 qershorit. Kryeministri, Edi Rama gjatë takimeve me aktivist dhe simpatizant të Partisë Sociale ka theksuar se Partia Socialiste është partia e vetme që mund të rrisë ekonominë e vendit. Jam shumë i bindur që në 25 qershor, do të lihen në shtëpi flamujt e partive dhe në qendrat e votimit do të votohet kuqezi. Jam shumë i bindur që çdo prind demokrat do të votojë për të vazhduar të fuqizojmë arsimin për fëmijën e tij dhe jo për t’i gjetur Lulit një punë që nuk e bën dot, theksoi kryetari i Partisë Socialiste njëherit edhe kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

Gjykata Speciale cakton panelin e gjyqtarëve, lidhur me shqyrtimin e kërkesës së Haxhi Shalës për mbrojtje ligjore

Dje më 19 shtator, kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ka caktuar Panelin e Gjykatës …