Ministrja e Arsimit e Shqipërisë, Evis Kushi, ka njoftuar për shtyrjen e fillimit të vitit të ri shkollor. Përmes një njoftimi për medie, Ministrja e Arsimit në Shqipëri bëri të ditur se viti i ri shkollor nuk do të nis më 13 shtator, por më 27 shtator. “Duke vlerësuar dhe shqyrtuar me kujdes shqetësimet dhe sugjerimet e ardhura nga mësuesit dhe prindërit, vendosëm të zgjasim periudhën e mësimit plotësues deri në nisjen e vitit të ri shkollor, jo më 13 shtator, por më 27 shtator 2021″, tha ajo. Mësimi plotësues që fillon më 1 shtator, nuk është i detyrueshëm për nxënësit.
Kontrolloni gjithashtu
Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela
Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …