Gjatë muajit shtator të këtij viti do të vendoset nëse do të formohet komision i ri për rishqyrtimin e listave të veteranëve të UÇK-së, të ulen përfitimet e atyre që janë pjesë e listave aktuale apo të vendosen kritere shtesë si për shembull: gjendja sociale, mosha, etj. Ky lajm sipas Kosovapressit është bërë i ditur brenda Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale. Ministri, Arban Abrashi, ka deklaruar se po bëhen konsultime të brendshme. Rishikimi i listave të veteranëve dhe kategorive tjera të dala nga lufta është kërkuar edhe nga disa përfaqësues të organizatave me arsyetimin se listat janë keqpërdorë. Xhevdet Qeriqi, kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve të UÇK-së, ka thënë se Komisioni që i ka hartuar këto lista nuk e ka kryer punën sikut duhet. Edhe sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka thënë se listat e veteranëve të nxjerra nga Komisioni qeveritar janë të fryra. Sa i përket verifikimit mund ta bëjnë, por më shumë është çështje e organeve të drejtësisë që të merren me to, sepse aty-këtu ka edhe shkelje ligji ose manipulimi të atij procesi”, ka thënë mes tjerash, Faton Klinaku.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …