As Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që në shtator do ta marrin kryesimin e Këshillit të Sigurimit, nuk do ta vënë në rend dite raportin tremujor për situatën në Kosovë të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres. Gjatë këtij muaji, Britania e Madhe kishte hequr nga rendi i ditës shqyrtimin raportit të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Raporti përfshin periudhën 16 prill deri më 15 korrik 2018. Serbia insiston që të vazhdohet raportimi për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në çdo tre muaj. “Ne nuk heqim dorë dhe presim që kryesues të jetë dikush që na mbështet rreth Kosovës. Shpresojmë se raporti për Kosovën do të shqyrtohet në tetor kur KS-në e kryeson Bolivia ose më së largu gjatë nëntorit kur atë e merr Kina”, ka thënë për “novosti” shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …