Kosova do të ketë numër të saktë të banorëve të saj në fund të vitit 2021, ku edhe do të bëhet regjistrimi i popullsisë. Ky proces pritet të fillojë në shtator të vitit 2021, ka bërë të ditur Avni Kastrati, drejtor i statistikave sociale dhe menaxher i regjistrimit të popullsisë. Në regjistrimin e fundit të popullsisë të bërë në vitin 2012, Kosova kishte 1.739.825, banorë. Kastrati ka bërë të ditur se procesi i regjistrimit të popullsisë do të zgjatë një muaj, dhe për këtë do të angazhohen rreth 300 mijë anketues duke përfshirë edhe ata rezervë. “Për dallim nga regjistrimet paraprake që ka qenë dy javë do të jetë një muaj. Do të jenë rreth 3000 duke përfshirë edhe ata rezervë. Përpunimi i të dhënave do të jetë menjëhershëm”, ka thënë ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …