Sonte në orën 16.00 në Shtëpinë e Kulturës, “Hasan Prishtina”, në Skënderaj fillon Festivali Folklorik Gjithëkombëtar “Rapsodia Shqiptare”. Nga organizatorët e këtij festivali tashmë tradicional bëhet e ditur se aktivitetet kulturore do të mbahet për tri net me radhë më 26, 27 dhe 28 Nëntor 2018. Festivali organizohet në shënim dhe përkujtim të katër periudhave më të rëndësishme të kombit, që e karakterizojnë muajin nëntor. 28 Nëntori shënon Ditën e Kthimit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Krujë, në vitin 1443, Ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, në Vlorë më 28 nëntor të vitit 1912 nga Ismail Qemali, Ditën e lindjes së Komandantit të UÇK-së, Adem Jashari, në Prekaz më 28 nëntor të vitit 1955 dhe Ditën e daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në fshatin Llaushë të Drenicës më 28 Nëntor të vitit 1997. Sivjet shënohet edhe pesëdhjetë-vjetori jubilar i demonstratave të vitit 1968.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …