Në Shtëpinë e Kulturës “Mensur Zyberaj” në Rahovec, u mbajt akademi përkujtimore për dëshmorët e kombit

Në Shtëpinë e Kulturës “Mensur Zyberaj” në Rahovec, u mbajt akademi përkujtimore për dëshmorët e kombit

Në Shtëpinë e Kulturës, “Mensur Zyberaj” në Rahovec, është mbajtur një  akademi përkujtimore për dëshmorët e kombit: Mustafë Ibishi, Feriz Gashi, Xajë Pataqani, Malë Bashota, Halil Imeri, Jahë Kabashi, Qazim Bajraktari, Halil Sadria, të cilët si luftëtarë të NDSH-së kanë rënë në vitin 1946. Akademia përkujtimore u organizua nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës, Smajl Latifi, dhe në bashkëpunim me OVL e UÇK-së, dega në Rahovec. Në fjalën e tij të mbajtur në akademi përkujtimore, Latifi ka thënë se edhe në këto anë në rajonin e Dukagjinit, Anadrinisë, si kudo në Kosovë e vise shqiptare, atdhetarët nuk ndaleshin, rezistenca dhe përpjekja për liri, nuk pushoi. Duke folur për historinë e Mustafë Ibishit, Feriz Gashit, Xajë Pataqanit, Malë Bashotës, Halil Imerit, Jahë Kabashit, Qazim Bajraktarit, Kryetari Smajl Lafiti ka thënë se këta dëshmorë janë në mesin e dhjetëra e qindra atyre atdhetarëve që nuk pajtoheshin me sistemin e Jugusllavisë së ashtuquajtur e re. Të veproje nën të tilla rrethana, jo vetëm se ishte vështirë, por ishte tepër me rrezik, Por, shpirti i madh i luftëtarëve që duan liri dhe janë të gatshëm të flijohen për të, nuk pyeste as për rrethanat e brendshme e as për ato ndërkombëtare. Në respekt të veprës dhe në nderim të jetës së dëshmorëve, kryetari Latifi familjarët e dëshmorëve u ka ndarë mirënjohje.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …