Në shenjë të dhimbjes e të kujtimit të përjetshëm të nxënësit të shkëlqyeshëm 10 vjeçar Isa(Muhamet) Berisha nga Hani i Elezit – viktimë e gjenocidit serb mbi shqiptarët, mbahet premiera e filmit dokumentaro – artistik, me titull: “ Gjaku i nxënësit Isa (Muhamet) Berisha shenjë e kujtesës historike”.
Autorë: Nusret Pllana e Erza Ramuka
Skenari: Emin Kabashi
Regjia: Nusret Pllana
Producente: Erza Ramuka
Kamera dhe montazhi: Gramos Salihu
Asistent kameraman: Pjetër Monreca
Sponsor gjeneral: ALBAGROUP
- S. Sot e 27 vite më parë, krimineli serb Ivica Zhivanoviq(ushtar i Ushtrisë famkeqe jugosllave), saktësisht më 18 qershor 1995, derisa nxënësi i shkëlqyeshëm 10 vjeçar ( Isa Berisha) po lozte futboll me moshatarët e tij, mu para oborrit të shtëpisë së vet (hiq më larg se 30 metra nga objekti i Kazermës së ushtrisë famkeqe jugosllave), e thërret Isen e vogël, e fut brenda në kazermë dhe, pas 10 minutash me gjakftohtësinë më të madhe prej krimineli e ekzekuton, vetëm e vetëm pse ishte shqiptar!!Krimineli edhe pse e ka pranuar krimin në seancën gjyqësore në Nish, sot e kësaj dite jeton i lirë dhe nuk është dënuar me asnjë ditë burg!!Kjo është “fytyra” gjenocidiale e Serbisë fashiste, e cila me shekuj vazhdon të mbetet e përkëdhelura e Ballkanit nga Evropa”demokratike”!!