leoni

Në Shtëpinë e Kulturës në Rahovec u shënua 20 vjetori i rënies së dëshmorit të UÇK-së, Agim Kelmendi

Në Shtëpinë e Kulturës në Rahovec u shënua 20 vjetori i rënies së dëshmorit të UÇK-së, Agim Kelmendi

Në Shtëpinë e Kulturës në Rahovec, me një Akademi përkujtimore  u shënua 20 vjetori i rënies së dëshmorit të UÇK-së, Agim Kelmendi. Në këtë akademi ku ishin të pranishëm miq e familjarë të dëshmorit, si dhe krerë institucionalë, u shfaq edhe dokumentari “Agimi i lirisë”.

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, në këtë akademi foli për kontributin e të rinjve të kësaj ane që ishin pjesë e UÇK-së dhe tha se zona e Rahovecit gjithmonë i ka dhënë heronj kombit shqiptar. Sot në 20 vjetorin e rënies së tij, jemi sot këtu për t’ia hedhur një shikim rrugës heroike të këtij çlirimtari dhe shokëve të tij. Rruga jetësore e Agimit është kapitull i një jete me mundime e përpjekje deri në vetëmohim të një ilegali e luftëtari tipik. Agimi është ndër të parët që ra në fushë të nderit duke hyrë në përjetësi bashkë me komandantin, eprorin e dalluar të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gani Paçarizin dhe bashkëluftëtarin e tyre e bashkëluftëtarin tonë, Tafil Zyberajn”, tha Latifi. Vëlla i dëshmorit,  Halim Kelmendi tha se dëshmorët që kanë rënë për liri i përkasin kombit prandaj edhe Agimin do ta përkujtojnë si dëshmor e jo si vetëm si vëlla,

“Si njëri nga vëllezërit e dëshmorëve jam i nderuar që sot t’iu falënderoj që jeni bashkë me ne, njëkohësisht t’iu përgëzoj për çdo gjë të mirë që keni bërë për t’i nderuar ata që ranë për lirinë tonë. Dëshmorët janë për shumë kohë pas nesh, ata janë dhe do të mbeten shëmbëlltyrë lirie, prandaj çdo kontribut për t’i nderuar dhe kujtuar të rënët është investim për të ardhmen e atdheut tonë”, tha Kelmendi.

Dëshmorin Kelmendi e ka përkujtuar edhe Sabahajdin Cena, ish-epror i lartë e zonës së Pashtrikut.

“Kështu në këto përpjekje për ta marrë Rahovecin, në altarin e lirisë përjetësohet Abdullah Zijadin Bugari, ndërsa mbajtjen e qytetit e ndihmoi rezistenca e famshme dhe e ngurtë e formacionit të fshatit Fortesë në të cilën përjetësohen luftëtarët Agim Veli Kelmendi i fshatit Fortesë, Gani Xh. Paçarizi i fshatit Lumishtë të Llapushës dhe Tafil Zyberaj i fshatit Drenoc të Zatriqit”, tha Cena.

Akademia përkujtimore u organizua nga komuna e Rahovecit dhe shoqatat e dala nga UÇK në kuadër të “Epopesë së Korrikut 1998”. Në kuadër të kësaj epopeje organizatorët kanë paralajmëruar edhe aktivitete të tjera deri më 21 korrik. Po sot në Fortesë të Rahovecit u ngrit edhe një pllakë përkujtimore për dëshmorët Agim Kelmendi, Gani Paçarizi dhe Tafil Zyberaj. (Kosovapress)

Kontrolloni gjithashtu

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump. …