Në fshatin Plluzhinë të Skenderajt sot në dy shtëpi janë zbuluar pllaka përkujtimore, në nderim të kontributit për liri të vendit. Ishte shtëpitë e Hasan Bajraktarit dhe Idriz Ferizit, të cilat gjatë kohës së luftës, ishin baza për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin presidenti i vendit Hashim Thaçi, qytetarë e përfaqësues të organizatave të dala nga lufta. Kryetari i organizatave të dala nga lufta, Hysni Gucati tha se këto pllaka përkujtimore do të tregojnë se në këto shtëpi janë aktivizuar ushtarët për çlirimin e Kosovës. Ndërkaq, kryetari i vendit Hashim Thaçi tha se sot është një moment i veçantë për lagjen dhe fshatin Plluzhinë. “Është mirë që vlerat më sublime të kombit, dhe vlerat e luftës pavarësisht kohe, përsëri janë ato që na bashkojnë kudo që jemi si komb. Sot jemi këtu në bastionin ku lindu dhe u zhvilluar, u rrit dhe masivizua Ushtria Çlirimtare e Kosovës. UÇK nuk lindi rastësisht në Drenicë, nuk lindi rastësisht në Drenicën e Hasën Prishtinës, të Shaban Polluzhës e shumë e shumë atdhetarëve që janë monument i lëvizjes kombëtare. Dhe pikërisht ajo frymë patriotike, e bartur në shumë gjenerata erdhi në momentin më të organizuar të UÇK-së. Vitet kalojnë, por vlerat e UÇK-së vetëm sa po rriten”, tha ai.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …