Në shtetin e New York-ut u miratua projektligji, i cili lejon që trupat e njerëzve të transformohen në plehra pas vdekjes

 

Në shtetin e New York-ut, në Amerikë,  u miratua projektligji që lejon që trupat e njerëzve të mund të transformohen në plehra pas vdekjes. Sipas lajmeve në mediat amerikane, guvernatori i New York-ut, Kathy Hochul, nënshkroi projektligjin që autorizon riciklimin e kufomave në plehra në këtë shtet. Sipas legjislacionit të ri, pasi njerëzit vdesin në New York, trupat e tyre mund të shndërrohen në plehra në mënyrë natyrale. Në procesin në fjalë, kufoma vendoset në një “arkivol” që përmban materiale bimore si tallash, tërfil dhe kashtë. Përzierja e bimëve në arkivol ofron një mjedis të përshtatshëm për mikrobet natyrale që të dekompozojnë trupin shpejt dhe në mënyrë efektive. Katrina Spade, themeluesja e kompanisë me emrin “Recompose”, me seli në SHBA, e cila ofron shërbimin e shndërrimit të kufomave të njerëzve në plehra, deklaroi se kjo është një alternativë për preferencat funerale të njerëzve të ndjeshëm ndaj mjedisit. Në SHBA, shteti i Washington-it në vitin 2019 legalizoi për herë të parë “transfomimin e kufomave të njerëzve në plehra”. Ky projektligj u miratua në Kolorado dhe Oregon në vitin 2021, dhe në vitin 2022 edhe në Vermont dhe Kaliforni.  (AA).

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj, prezantoi një metodë të avancuar për sistemin arsimor të Kosovës, i cili bazohet në përdorimin e inteligjencës artificiale

Ish-Ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, ka prezantuar një metodë  të avancuar për sistemin arsimor të …