leoni

Në Skenderaj do të vendoset skulptura e vogëlushit Leotrim Ahmeti

Me njërën dorë mbi bark në përpjekje për të ndalur dhimbjet e shkaktuara nga plagët e luftës, dhe tjetrën mbi librin nga mësimet që u ndalen përgjithmonë, janë kujtim i pavdekësisë së Leotrimit – djali i heroit Malush Ahmeti, dhe thirrjes rrëqethëse drejtuar nënës së tij, pak para se shpirti i pastër e i pafajshëm të kalojë në amshueshmërinë dhe lavdinë e dëshmorëve të lirisë së Kosovës, një kryevepër si kjo që do të zë vend në qytetin e Skenderajt, për të na mbajtur syçelë nëpërmjet vuajtjeve të Leotrimit, për mizoritë që u shkaktuan 25 vite më parë, në rrugën tonë për të mbërritur te liria e shumëkërkuar. Kryetari Nura ka thënë se, me ndjenja të përziera, por më shumë i emocionuar nga malli për jetën e tij që u shua në fillet e saj, jam i lumtur që po e rikthejmë nëpërmjet kësaj vepre artistike nga duart e arta të skulptorit Sabri Behramaj, kujtimin për Leotrimin, në qendër të Skenderajt!

Mund të jetë një imazh i fëmijë

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu priti në takim Drejtorin e Caritas-it Zvicëran Gerhard Schaaumberger

Kryetari i Komunë së Ferizajt z. Agim Aliu ka pritur të premtën në zyrën e …