Në Skenderaj është lëshuar në funksion shërbimi në E-kioska, për dokumentet e gjendjes civile, e cila për disa muaj ka qenë jashtë funksionit, për shkak të ndërrimit të udhëzimit administrativ për lëshimin e dokumenteve zyrtare të gjendjes civile.
E-kioska ndodhet në hyrje të objektit të Komunës së Skenderajt dhe shërbimi mund të kryhet 24 orë në ditë.