Është mbajtur Festivali Gjithëkombëtar i Teatrove Shkollore “Drenushat” 2023, organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Skenderaj. Pas paraqitjeve të shfaqjeve teatrale, juria ka vlerësuar dhe përzgjedhur shfaqjet më të mira duke i shpërblyer me çmime dhe mirënjohje. Shfaqjet u vlerësuan në këtë mënyrë: Drama më e mirë u vlerësua ,”Burri – burrë” nga shkolla “Ilir Lushtaku” Prekaz i Poshtëm, çmimi i publikut drama “Vilhelm Teli” shkolla “Ismet Uka” Ticë, skenografia më e mirë shkolla “Abedin Rexha” Turiçec me dramën “Rozafati”, regjia më e mirë shkolla “Shaban Jashari” me dramën “Kuvendi i kafshëv”, aktori më i mirë u zgjodh Altin Loshaj nga shkolla “Faik Dragaj” Leçinë, me dramën “Dy krisma në Paris”, kurse aktorja më e mirë u zgjodh Feroza Zariqi nga shkolla “Nazim Gafurri” Prishtinë me dramën “Rrëmuja 5 “PO” reformat + standardet”.Vlerësimi i paraqitjeve nga pjesëmarrësit në këtë festiv është bërë nga juria që kishte këtë përbërje: Kushtrim Mehmeti – regjisor, Shaqir Bejta- aktor, Valdet Idrizi – aktor.