leoni

Në Skenderaj është mbajtur një akademi mirënjohjeje nga LPK në bashkëpunim me Komunën në 40 vjetorin e themelimit të LPK-së

Sot në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt është mbajtur një akademi mirënjohjeje nga Lëvizja Popullore e Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Skenderajt, në 40 vjetorin e themelimit të LPK-së, në të cilën kanë marrë pjesë kryetari i komunës së Skenderajt Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku, udhëheqësit e kësaj lëvizjeje, ish të burgosur politik, aktivistë të çështjes shqiptare dhe të ftuar të tjerë. Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryetari Nura, duke përshëndetur këtë akademinë, ka thënë se Lëvizja Popullore e Kosovës, që nga themelimi i saj në vitin 1982, ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm sa i takon çështjes shqiptare, me aktivitetin e saj jo vetëm në Kosovë, por edhe në gjithë vendet ku kishte shqiptarë. Me një fjalë në akademi është paraqitur edhe Jakup Nura, bashkëluftëtar i komandantit legjendar Adem Jashari, gjeneral i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bashkëthemelues i UÇK-së të grupit të Drenicës dhe pjesë e Lëvizjes Popullore të Kosovës, i cili tregoi për organizimet dhe aktivitetet që kishte ndërmarrë kjo lëvizje, për të sensibilizuar çështjen kombëtare, deri në formimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ndërkaq, Ramadan Avdiu, si një nga udhëheqësit e LPK-së, lexoi një kumtesë, në të cilën solli kronologjinë historike të ngjarjeve dhe aktiviteteve të organizuara ndër vite. Edhe Murat Musliu, ish i burgosur politik, u paraqit me një fjalë rasti, duke sjellë në kujtesë ngjarjet e periudhave të vështira të popullit të Kosovës dhe kohën sa kishte qëndruar në burg, për arsye politike. Kurse në fund të kësaj akademie, u ndanë mirënjohje për disa nga aktivistët e LPK-së dhe ish të burgosurit politik.

Mund të jetë një imazh i 9 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …