Në Skenderaj është mbajtur takimi me biznese me qëllim për të ofruar ndihmë Shqipërisë

Me iniciativën e kryetarit të komunës së Skenderajt Bekim Jashari, është mbajtur takimi me biznese me qëllim për të ofruar ndihmë për personat që kanë pësuar nga tërmeti në Shqipëri. Në takimin fillestar u grumbulluan gjithsejtë: 57,800.00 Euro, ndërsa nga kjo shumë e mjeteve të grumbulluara, 5,000€ iu dedikohen familjes Abazi nga fshati Livoç i Epërm, nga Gjilani. Gjithashtu, në shenjë solidarizimi dhe ndihme për të gjitha familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri, Komuna e Skenderajt ka marrë iniciativë bashkë me bizneset dhe ekonomitë familjare që të ndihmojnë Shqipërinë, duke dërguar pako ushqimore, veshmbathje e gjëra të tjera elementare dhe për këtë është themeluar komisioni me këtë përbërje:

Kastriot Gashi 044/ 414-377

Ibush Hetemi 044/ 192-199

Ilir Veliu 044/ 192-419

Musa Hajdari 044/ 346-806

Luten qytetarët që dëshirojnë të ndihmojnë në forma të ndryshme të lajmërohen te komisioni i lartpërmendur. Më poshtë lista që kanë kontribuar nga takimi fillestar: Komuna Skenderaj 20,000€, Bekim Jashari 5,000€, QTA Arjeta 5,000€, Vëllezërit Xani 2,000€, Ilea Group 2,000€, Vëllezërit Geci 2,000€, Alfa Trade 2,000€, Kompania Graniti 2,000€, Nuredin Lushtaku 1,500€, Bekim Haxhiu 1,000€, Vëllezërit Gashi, 1,000€, Loni Trade 1,000€, Ismet Commerce 1,000€, NTP Haxha 1,000€, 100% Design 1,000€, Kompania Ndërtimi 1,000€, Rreze Comerce 1,000€, Lindi Com 1,000€, Real Market 1,000€, Foto Kabashi 500€, Ferki Mecini 500€, Adi Fix 500€, Urban, echnology 500€, Market Jetoni – Rakinic 500€, OVL – Dega Skenderaj 300€, Rent a Car “Diti” 300€, (Tahir Lushtaku), Musa Hajdari 200€, Dyner Center 150€, Market Neki 100€, Kafiteria te Dyla 100€, Muje Selmani 100€. Nga kjo, Drejtorët e Drejtorive të komunës së Skenderajt kanë kontribuar secili nga 100€ dhe të gjithë asambleistët komunal nga 50€.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …