leoni

Në Skenderaj është organizuar një marsh solidarizues me vajzën 11 vjeçare e cila ditë më parë u dhunua seksualisht nga disa persona

Në Skenderaj është organizuar një marsh solidarizues me vajzën 11 vjeçare e cila ditë më parë u dhunua seksualisht nga disa persona. Në mbështetje të viktimës ka dal edhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, i cili iu bashkua marshit në ecjen nga Sheshi “Adem Jashari” përgjatë rrugëve; “18 Qershori”, “Fehmi e Xhevë Lladrovci” dhe “Ahmet Delia”. Këtij marshi iu kanë përgjigjur një numër i madh i qytetarëve, duke u solidarizuar me viktimën 11 vjeçare. Pjesëmarrësit mbanin në duar disa mbishkrime, si: “Protesta mbrojtëse për vajzat dhe gratë”, “Mos shfajësoni fajtorët, fol, bërtit mos heshtë”, etj. Ky marsh është organizuar nga OJQ “Drugëza” në bashkëpunim me Zyrën për Barazi Gjinore në Komunën e Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …