Në Skënderaj filloi Festivali Folklorik Gjithëkombëtar “Rapsodia Shqiptare Skenderaj 2024”

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në Skënderaj filloi Festivali Folklorik Gjithëkombëtar “Rapsodia Shqiptare Skenderaj 2024”, me pjesëmarrje të rapsodëve e grupeve folklorike nga mbarë trevat shqiptare.

Hapjen zyrtare e bëri kryetari i Komunës, Fadil Nura, i cili mes tjerash theksoi rëndësinë e festivalit, duke u shprehur me mirënjohje të lartë për të gjithë rapsodët dhe grupet folklorike që duke marrë pjesë në këtë festival, nderojnë heroin kombëtar, Hamëz Jashari, figura e të cilit është  emblema kryesore dhe qendrore e kësaj ngjarjeje kulturore.

Nata e parë është përcjellë nga një numër i madh qytetarësh, deputet të Parlamentit të Kosovës dhe dëgjues të këngës folklorike.

Ky festival, i cili organizohet nën patronatin e Kryetarit Nura, ndërsa bartëse e tij është Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, mbahet për nder të 28 Nëntorit, dhe do të vazhdojë edhe përgjatë dy ditëve në vazhdim.

Në dy netët e para (sot dhe nesër) paraqiten të gjithë rapsodët dhe grupet folklorike me këngët e tyre, kurse në ditën finale (me 28 nëntor) do të përzgjidhet kënga fituese e edicionit të sivjetmë, nga juria, e cila është e përbërë nga njerëz profesionistë të fushës së artit dhe kulturës.

Kontrolloni gjithashtu

Përfundoi renovimi i hapësirave të brendshme të QMF-së në Krushë të Madhe

Kryetari i Komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi i shoqëruar nga drejtoresha e Drejtorisë për …