Në Skenderaj filloj aksioni “Ta pastrojmë Kosovën”

Në kuadër të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”, është zhvilluar të shtunën aksioni “Ta pastrojmë Skenderajn”, të cilit i ka parapri kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku, deputetin e Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu, zëvendësministrat Bashkim Musliu, Gani Koci, Abdyl Ymeri, kompanitë publike, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Policinë së Kosovës, punëtorët e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Shërbimin e Zjarrfikësve, punëtorët e Administratës komunale, nxënës të shkollave fillore e të mesme, vullnetarë dhe qytetarë të shumtë. Gjatë këtij aksioni “Ta pastrojmë Skenderajn” janë pastruar hapësirat publike në komunën e Skenderajt. Paralelisht me pastrimin e pikave kryesore brenda qytetit, aksioni është shtrirë edhe në bashkësi lokale dhe fshatra të komunës së Skenderajt, ku është arrit të largohet sasi e madhe e mbeturinave. Kryetari Jashari ka vlerësuar se është bërë një punë e madhe nga të gjithë pjesëmarrësit e aksionit “Ta pastrojmë Skenderajn”, duke i falënderuar të gjithë ata që morën  pjesë në këtë pastrim të përgjithshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …