leoni

Në Skenderaj fillojnë dëgjimet buxhetore

 

Komuna e Skenderajt, ashtu sikur vitin e kaluar që kishte mbajtur numër të madh të dëgjimeve buxhetore, ka nisur edhe për këtë vit ciklin e këtyre dëgjimeve, me pjesëmarrje të madhe të qytetarëve. Takimi i parë është mbajtur në Bashkësinë Lokale të Prekazit të Epërm, ku kanë marrë pjesë kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, nënkryetari Nuredin Lushtaku dhe drejtorët komunal. Në fillim të dëgjimit, kryetari Jashari duke i falënderuar qytetarët për pjesëmarrje, ka folur rreth investimeve publike që janë bërë në komunën e Skenderajt, në çdo segment të jetës, ndërkohë ka përmendur edhe ndërtimin e sallës së sportit në oborrin e shkollës në Prekaz, si dhe projekte të tjera në infrastrukturën rrugore, trajtimin e ujërave të zeza, ujësjellës, bujqësi, arsim dhe të tjera. Banorët nga ana e tyre kanë kërkuar mbështetjen e Komunës sa u përket disa intervenimeve në rrjetin e trajtimit të ujërave të zeza, për çka kryetari Jashari u premtoi zgjidhje të problemeve. Dëgjimi i dytë është mbajtur edhe në Klinë të Epërme, ku edhe në këtë takim numri i qyetarëve pjesëmarrës ishte i madh. Kryetari Jashari ka përmendur edhe në këtë dëgjim investimet e Komunës jo vetëm në Klinë të Epërme, por në çdo fshat të komunës, me qëllim të ngritjes së mirëqenies së qytetarëve. Kryetari i Komunës ka thënë se janë mbi 95 kilometra rrugë që do të asfaltohen, projekte këto që do fillojnë këtë vit dhe që do të vazhdojnë edhe gjatë viteve të ardhshme. Në Klinë të Epërme pritet renovimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare, dhe investime të tjera në rrugë, kanalizime, ujësjellës, bujqësi dhe fusha tjera. Sa u përket këtyre dëgjimeve, kryetari Jashari ka vendosur standard të ri, pasi vitin e kaluar janë mbajtur 14 dëgjime të tilla. Edhe sivjet do të vazhdohet në të njejtën mënyrë. Meqë praktikisht me këto dëgjime po fillon hartimi i buxhetit për vitin e ardhshëm, në këtë mënyrë kryetari Jashari dhe Komuna do të jenë më afër qytetarit dhe kërkesave të tyre për investime në mjediset ku ata banojnë, e rrjedhimisht po përmbushen edhe premtimet e tij, për transparenë të plotë dhe llogaridhënie.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …