Ka filluar turniri tradicional në volejboll (konkurrenca e meshkujve), në kuadër të aktiviteteve të Epopesë së UÇK-së, në palestrën e Qendrës së Kompetencës në Skenderaj. Para pjesëmarrësve në këtë turnir, me një fjalë rasti është paraqitur drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Ramiz Shala, i cili ndër tjera tha se, jemi popull me fat që jetojmë në epokën e Adem Jasharit, sakrifica e të cilit dhe e familjes Jashari, na mundësuan të jetojnë të lirë dhe të zhvillojmë aktivitete në Kosovën e pavarur. Ai, në emër të kryetarit të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, e shpalli të hapur këtë turnir. Në këtë ngjarje sportive po marrin pjesë katër klube volejbolli;
KS Partizani (Shqipëri), KV Prishtina, KV Luboteni dhe KV Drenica.