Në Skenderaj ka përfunduar aksioni i nisur në muajin shtator “Ta pastrojmë Kosovën”

Në Skenderaj ka përfunduar aksioni i nisur në muajin shtator “Ta pastrojmë Kosovën”, duke pastruar komunën e Skenderajt, bashkë me qytetarët, nxënësit e shkollave, nëpunësit administrativë, Policinë e Kosovës, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, dhe të tjerët. Në Skenderaj ishin edhe aktivistët e organizatës “Let’s do it Kosovo”, të cilët janë falënderuar për bashkëpunim dhe mbështetje. Sasia e mbeturinave të mbledhura është më e madhe sesa që është pritur, gjë që duhet vlerësuar kontributi i secilit në këtë aksion. Aksioni i fundit ka qenë i fokusuar në tri lokacione në Skenderaj, në të cilat janë eliminuar deponitë ilegale, duke i kthyer ato vende në gjendje normale, pa mbeturina. Aksioni “Ta pastrojmë Skenderajn” ka dy qëllime kryesore: pastrimin e rrugëve, shesheve, parqeve, dhe çdo hapësire tjetër publike; si dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve se ruajtja e ambientit është jetike për shëndetin njeriut.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …