Në Skënderaj po vazhdon aksioni për trajtimin e qenve endacakë

Po vazhdon aksioni për trajtimin e qenve endacakë në komunën e Skenderajt. Aksioni do të përfshinë kapjen e qenëve nga vendi ku ata jetojnë, sterilizimin/kastrimin, vaksinimin kundër tërbimit, trajtimin kundër parazitëve dhe kthimin në vendin e tyre.

Projekti po zbatohet në bashkëpunim me fondacionin zviceran Stray Coco.

Përmes këtij projekti komuna e Skenderajt do të përpiqet të zvogëlojë numrin e qenëve endacak në rrugë dhe të ofroj mjedis të sigurt për banorët.

Ftojmë të gjithë banorët të marrin pjesë në këtë projekt dhe të ndihmojnë në zbatimin në lagjet e tyre duke informuar klinikën MitroVet ne numrin e telefonit +383-49-818-202 për qentë që duhet të përfshihen në projekt.

Po ashtu, njoftohen qytetarët se në rastet kur nuk kanë mundësi financiare për të mbuluar koston e sterilizimit/kastrimit të kafshës së tyre, kontaktoni klinikën MitroVet sepse Fondacioni Zviceran Strej Koko (StrayCoco) mbulon edhe sterilizimin e qenve me pronarë që nuk mund ta përballojnë koston.

Komuna e Skenderajt në fund të njoftimit fton të gjithë qytetarët të jenë të përgjegjshëm dhe ta marrin seriozisht çështjen e qenve endacakë që ta zgjidhin bashkarisht!

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …