leoni

Në Skenderaj u hap “Panairi i mjaltit, prodhimeve bujqësore dhe artizanaleve Skenderaj 2018”

Për tri ditë më radhë, qyteti i Skenderajt do të jetë nikoqir i manifestimit të përvitshëm “Panairi i mjaltit, prodhimeve bujqësore dhe artizanaleve Skenderaj 2018”, ku shumë kultivues të produkteve bujqësore, nga Skenderaj dhe komuna tjera, e kanë pasuruar këtë panair me prodhimet e veta bio. Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka marrë pjesë në prerjen e shiritit të hapjes së panairit. Në këtë panair, të organizuar nga Komuna e Skenderajt, respektivisht nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Grupi Lokal i Veprimit dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, fermerët do të kenë mundësi të promovojmë prodhimet e veta, kurse qytetarëve iu ofrohet mundësi e mirë për të blerë produkte origjinale dhe bio.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …