Në Skenderaj u mbajt turneu “Kupa Pavarësia” në futboll të vogël për nder të festës së pavarësisë

Për nder të festës së 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, në Skenderaj u mbajt turneu, ,,Kupa  Pavarësia’’ në futboll të vogël. Në këtë turne morën pjesë gjithsej 18 ekipe. Dy rundet e para u zhvilluan me datën 16.02.2018, ndërsa gjysmëfinalja dhe finalja kaluan në natën e 17 shkurtit. Në finale u përballën Vëllezërit Rrustemi – Etc Mitrovicë, në të cilën triumfuan Vëllezërit Rrustemi. Ky turne u mbështet nga:

  1. Komuna Skenderaj

  2. Palestra “Arena” në Runik

  3. Tahir Çitaku – mergimtar dhe

  4. Valon Kajtazi – mergimtar

Organizator kryesor i kësaj ngjarje ishte Agron Kajtazi. Në finale mori pjesë, Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, me bashkëpunëtorë. Shpërndarjen e medaljeve për vendin e dytë dhe të tretë, e bënë Ramiz Shala – Drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport, Tahir Çitaku dhe Valon Kajtazi. Ndërsa shpërndarjen e kupës për ekipin fitues e bëri, Kryetari, Bekim Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …