Në Skifteraj ndërtohet ura që lidh pronat e bujqve të disa lokaliteteve për rreth

Në fshatin Skifteraj, kanë filluar punimet në ndërtimin e urës bujqësore, në trekëndëshin që lidh pronat e bujqve të fshatrave Radivojc, Skifteraj, Budrikë, Ballancë e Zhiti. Kjo urë, do tu mundësoj bujqve të këtyre lokaliteteve qasje më të mirë në punimin e tokave të tyre, pasi që deri më tani, ata janë përballur me vështirësi në qarkullim, duke kaluar në një distancë të largët, mu për shkak të mungesës së urës. Gjatë vizitës që kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti i bëri punimeve në ndërtimin e kësaj ure, takoi edhe banorët e fshatrave të cilët edhe shprehën falënderim për këtë investim, duke e vlerësuar si shumë të nevojshëm. Po ashtu, kryetari Haliti ka vizituar edhe rrugët e asfaltuara ditë më parë në disa lagje të fshatit Skifteraj si ato të anekseve 1, 2, 3 dhe 4 të rrugës së xhamisë, aneksi i rrugës “Kenan Halimi”, si dhe degëzimi i rrugës “21 shtatori” dhe asaj “Flakadani i Lirisë”. Ndryshe, në fshatin Skifteraj është duke u përgatitur për asfaltim edhe rruga që shpie për në Stubëll të ulët.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …