leoni

Në Sllupçan përkujtohet fillimi i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare

Në Sllupçan përkujtohet fillimi i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare

Sot në Sllupçan në Malësinë e Shkupit, shënohet 2 maji, dita kur Brigada 113 “Ismet Jashari” – Komandant “Kumanova”, në vitin 2001 shpalli Karadakun zonë të lirë,  duke shënuar kështu edhe fillimin e luftës se Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Në këtë manifestim marrin pjesë familjarë të dëshmorëve, të plagosurit e lirisë, veteranë dhe përfaqësuesit të UÇK-së si dhe veprimtarë të  çështjes kombëtare. Pas manifestimit  do të bëhen homazhe në varrezat e dëshmorëve te lirise ne Sllupcan.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

Gjykata Speciale cakton panelin e gjyqtarëve, lidhur me shqyrtimin e kërkesës së Haxhi Shalës për mbrojtje ligjore

Dje më 19 shtator, kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ka caktuar Panelin e Gjykatës …