Në Strasburg u miratua amendamenti që kërkon hetim të pavarur për Astrit Deharin

Në Strasburg u miratua amendamenti që kërkon hetim të pavarur për Astrit Deharin

Në selinë e Parlamentit Europian,  në Strasburg, gjatë mbledhjes së Dytë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asocim, BE-Kosovë, Komisioni i përbashkët parlamentar në kuadër të rekomandimeve votoi unanimisht amandementin për rastin e Astrit Deharit. Deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Visar Ymeri dhe Donika Kadaj të cilën po marrin pjesë në këtë mbledhje kanë folur edhe për dështimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë dhe për përndjekjen që u bëhet aktivistëve politikë. Po ashtu, është kërkuar edhe lirimi i pesë aktivistëve që vazhdojnë të mbahen në burg padrejtësisht.

Në  amandamentin 22 thuhet:

“Ka shprehur ngushëllime familjes dhe shokëve dhe shoqeve të aktivistit të ri politik, z. Astrit Dehari, i cili vdiq në paraburgim nën rrethana të dyshimta dhe ka kërkuar nga autoritetet kompetente të hetojnë tërësisht të gjitha rrethanat e vdekjes së tij, duke përfshirë çfarëdo pretendimi të përdorimit të tepruar të forcës nga cilido zyrtar i zbatimit të ligjit, si dhe përgjegjësinë e mundshme të institucioneve shtetërore; ka theksuar se nëse ndonjë vepër e gabuar ka ndodhur, është dashur të ndiqej dhe të dënohej rëndë si shembull;”.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …