Në Suharekë mbahet Asambleja e VI (gjashtë) e rregullt për vitin 2016

Mbledhja e gjashtë e asamblesë komunale në Suharekë në rend dite kishte 5 pika, kurse në rend dite ju shtua edhe një pikë “Debat për kthimin e serbeve në Mushtish” të cilën e propozoj Arjan Zenelaj asamblist nga radhët e AAK-së, asamblistët votuan pro kësaj pike dhe hyri ne rend dite.

Mbledhja e gjashtë e radhës për këtë vit e Kuvendit Komunal të Suharekës, ka zgjatur më shumë se seancat tjera, ngase në këtë takim u diskutuan shumë pika me interes për qytetarët. Ndër pikat që më së shumti është debatuar ishte Shqyrtimi i projekt vendimit për miratimin e kornizës afatmesme buxhetore për Komunën e Suharekës për vitin 2017—2019. Ndër pikat tjera në rend dite ishin edhe Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

Shqyrtimi i projekt-Rregullores për vendosjen, ndërtimin dhe largimin e objekteve të përkohshme në pronën publike-private;

Shqyrtimi i projekt-vendimit për ndryshim-plotësimin e vendimit 01-Nr-16, të datës 24.02.2014

Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e planit rregullues të hollësishëm për lagjen “Resuala” në Suharekë.

Të gjitha pikat kanë kaluar përveç pika e peste (Shqyrtimi i projekt vendimit për miratimin e kornizës afatmesme buxhetore për Komunën e Suharekës për vitin 2017—2019).

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …