Në Komunën e Suharekës është hapur Zyra për mbrojtjen e konsumatorit, e cila është në objektin e Qendrës së biznesit, përkatësisht në Qendrën e Regjistrimit Civil (QRC). Në hapjen e Zyrës, krahas zyrtarëve komunal ishin të pranishëm edhe Sherif Fejzullahu, kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e Konsumatorit, Selatin Kaçaniku, anëtar i këtij Këshilli dhe Kryetar i Organizatës së Konsumatorit dhe Lumnije Veliu, nga MTI-ja. Me këtë rast kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj zyrtarisht ia ka dozuar vendimin zyrtarit të emëruar për këtë qëllim Besart Gashit. Ndërsa, Sherif Fejzullahu, kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e Konsumatorit, ka fol për qëllimin, rolin dhe aktivitetin që do ta ketë kjo Zyre, ku siç tha ai: “Kjo Zyre është e katërta me radhë dhe ka qëllim edukimin dhe vetëdijesimin e qytetarit (konsumatorit) për ta denoncuar atë që po ndodh. Kërkojmë një bashkëpunim, bashkëveprim, kërkojmë nga konsumatori të jetë bashkëpunues me Zyrën dhe me Këshillin tone nëse dëshirojmë të kemi shëndet, ambient e financa më të mira”. Zyra për mbrojtje të Konsumatorit do të filloj nga e hëna, në fillim të javës që po vie dhe do të ketë një numër telefoni aktiv për konsumatorët, që të paralajmërojnë për të gjeturat dhe parregullësit.