Hartimi i Strategjisë komunale për informim dhe komunikim për Komunën e Suharekës, ishte temë e Punëtorisë që e ka organizuar OSBE-ja në Kompleksin turistik “Solid”. Grupi punues në hartimin e Strategjisë, gjatë takimeve punuese që ka pas deri tash ka arritur të finalizojë punën dhe ka hartuar Strategjinë të cilën e prezantojë para pjesëmarrësve siç ishin: përfaqësues të Zyrës së OSBE-së, subjekteve politike, shoqërisë civile, zyrtarëve komunale si dhe përfaqësuesve nga Komuna e Malishevës. Pas hapjes së punëtorisë nga zyrtari i OSBE-së, z.Sali Elshani dhe pas fjalës përshëndetëse të nënkryetarit të Komunës së Suharekës z. Rexhep Kuçi, për gjendjen në Komunën e Suharekës, për mekanizmat dhe praktikat e komunikimit dhe kontakteve me publikun ka fol Menaxheri i Zyrës për Informim, i cili më pas edhe ka shkoqit pjesë nga Dokumenti i Strategjisë komunale për Informim e komunikim. Pas gjithë kësaj shumë nga pjesëmarrësit janë kyçur në debat të cilët kanë kontribuar në mënyra të ndryshme që kjo Strategji të jetë sa ma e mirë, më e kompletuar dhe të përmirësoj komunikimin dhe informimin në Komunën e Suharekës.