Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, kryetari i Shoqatës së Bizneseve në Suharekë, Shaqir Palushi dhe Valentin Hoxha, drejtor i Projektit, kanë nënshkruar kontratën për realizimin e Projektit ”Stabiliteti socio – ekonomik i komuniteteve etnike pakicë dhe shumicë në Kosovë”, i cili financohet nga Engagement Global dhe në emër të Ministrisë federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik –BMZ. Ky projekt do të zbatohet nga Fondacioni për Zhvillim të Qëndrueshëm ekonomik – PREDA Plus Kosovë dhe në partneritet me Arbeiter Samariter Bund – ASB, Gjermani. Siç parashihet në Kontratë, projekti synon të krijoj kushte të qëndrueshme të jetesës dhe kushte më të mira socio-ekonomike për familjet e minoriteteve etnike pakicë dhe ato shumicë në Kosovë.