mynih

Në sulmin e mbrëmshëm në Mynih në mesin e viktimave janë edhe tre shqiptarë nga Kosova

Në sulmin e armatosur që u ndërmorr mbrëmë në Munih të Gjermanisë, në mesin e viktimave janë edhe tre shqiptarë nga Kosova. Raportohet se janë vrarë: Sabina Syla, Armela Segashi dhe Dijamant Zabërgja. Të tre të rinjët shqiptarë nuk arritën t’u mbijetojnë plagëve të marra të sulimit të cilin, sipas policisë  gjermane e ka kryer një i ri 18-vjeçar me origjinë nga Irani. Ndërkohë është bërë e ditur se  autori jetonte në Mynih, ndërsa motivet e sulmit ende janë të paqarta. Trupi i pajetë i autorit është gjetur rreth 1 kilometër larg vendit të ngjarjes. Mediat raportojnë se ai ishte vetëvrarë me një plumb në kokë. Një operacion i gjërë i policisë nisi menjëherë pas njoftimeve se sulmi në qendrën tregtare “Olympia-Einkaufszentrum” ishte kryer nga tre persona, por më vonë policia gjermane tha se autori kishte vepruar i vetëm.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …