BE dhe Mbretëria e Bashkuar kërkojnë armëpushim të menjëhershëm pas përshkallëzimit të konfliktit Izrael-Hezbollah

Në sulmin që Izraeli ka ndërmarrë kundër Libanit, numri i të vrarëve është rritur në 558, në këtë mes 50 fëmijë dhe 95 gra

Numri i libanezëve  që kanë humbur jetën në sulmet që Izraeli ka ndërmarrë ndaj Libanit që nga e hëna është rritur në 558, përfshirë 50 fëmijë dhe 95 gra, transmeton Anadolu. Në një konferencë për media të mbajtur në kryeqytetin Bejrut, ministri libanez i Shëndetësisë, Firass Abiad dha informacione për humbjet e shkaktuara nga sulmet “e paprecedentë” të kryera nga Izraeli në qytete dhe fshatra në jug dhe në lindje të vendit që nga mëngjesi i djeshëm. Ai deklaroi se në sulmet e Izraelit që kanë shënjestruar qytetet dhe fshatrat libaneze, numri i vdekjeve u rrit në 558 ndërsa numri i të plagosurve në 1.835. Pasi tha se 50 nga ata që humbën jetën ishin fëmijë dhe 95 gra, Abiad vuri në dukje se 4 punonjës të ndihmës së parë nga Shoqata e Skautëve “Er-Risale” ishin në mesin e të vdekurve. Shumica e viktimave të sulmeve izraelite të kryera nga mëngjesi i djeshëm janë civilë të pambrojtur në shtëpitë e tyre. Ministri libanez tha se kjo situatë bie ndesh me pretendimin e Izraelit se ka vënë në shënjestër njerëz të armatosur.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …