Qeveria e Kosovës është deklaruar në lidhje me takimin në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq që do të mbahet në Bruksel më 26 qershor. Zëdhënësi i qeverisë Përparim Kryeziu ka deklaruar për mediet se në takim do të diskutohet për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit. Në fokus kryesor ky takim do të ketë zbatimin e marrëveshjes bazike dhe aneksit të saj, dhe rrugën përpara, ka saktësuar ai. Dje BE-ja konfirmoi mbajtjen e këtij takimi, ku të pranishëm do të jenë emisari evropian, Miroslav Lajçak dhe krye-diplomati evropian, Josep Borrell. Po ashtu, u raportua se për mbajtjen e bisedimeve është rënë dakord gjatë vizitave që emisari Miroslav Lajçak pati në Kosovë e Serbi.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …