Në takimin e fundit për këtë vit, kryetari Latifi shpreh mirënjohje për punën dhe angazhimin e punonjësve të Administratës Komunale  

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi bashkë me punonjësit e Administratës Komunale, ndau reflektimet për vitin që po lëmë pas dhe për arritjet e përbashkëta. Ai theksoj rëndësinë e disiplinës dhe të përkushtimit në shërbim të qytetarëve si dhe veçoi rolin e secilit e të secilës në përmirësimin e punës së përditshme.

Viti 2024 tha në fjalën e tij kryetari Latifi ishte një vit me sfida, por edhe me suksese që vlejnë të përmenden:

▪️Rritëm dhe tejkaluam planin e të hyrave komunale, deri dje, gjithsej: 2 milion e 4 mijë e 158€

▪️Forcuam transparencën buxhetore;

▪️Realizuam projekte të rëndësishme publike;

▪️Siguruam performancë të lartë komunale;

▪️Menaxhuam buxhetin me përgjegjësi, duke realizuar 98.87% të tij deri më tani.

Ndërsa përgatitemi për vitin 2025, kam besim se angazhimi ynë do të jetë edhe më i madh për të adresuar nevojat dhe për të përmbushur pritshmëritë e qytetarëve tanë.

Në fund, kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi uroj të gjithë punonjësit për festat e fundvitit, duke iu dëshiruar të gjithëve mbarësi, shëndet dhe suksese.

Kontrolloni gjithashtu

Biblioteka e parë për fëmijë në Prishtinë dalëngadalë po bëhet realitet

Një hapësirë e dedikuar për kreativitet, mësim dhe imagjinatë do të jetë pjesë e Pallatit …