Në takimin e ministrave Mbrojtjes në Bruksel, mori pjesë edhe ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi

Në takimin e ministrave Mbrojtjes në Bruksel, mori pjesë edhe ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi

Në takimin e ministrave  Mbrojtjes në Bruksel, mori pjesë  dhe ministri i Shqipërisë, Niko Peleshi. Ai në  një intervistë për “Euronews Albania”, ka treguar se cilat çështje do të trajtohen në këtë mbledhje. Jemi këtu dhe për të sjellë gjithmonë vëmendjen dhe rëndësinë strategjike që Ballkani Perëndimor ka. Çështjet e sotme lidhen me angazhimin e  vendeve për të alokuar 2 për qind e GDP-së së për sigurinë dhe mbrojtjen. Është në agjendën e NATO-s nevoja për t’i bërë më mobile dhe më të qarkullueshme kapacitetet ushtarake në rast nevoje apo agresioni. Do ngremë çështjet e korridorit të 8-të. Ajo që na shqetëson më shumë janë vatrat e nxehta në Ballkanin Perëndimor, siç është veriu i Kosovës apo provokimet nga Republika Serbe. I pyetur nëse NATO është e shqetësuar për armatimin e Serbisë, Peleshi ka theksuar se “shtrirja e influencës ruse në Ballkanin Perëndimor apo edhe e Kinës shikohet me shqetësim dhe nga NATO shikohet si një premisë për të pasur riaktivizim të konflikteve. Ka disa vende të krahut lindor të NATO-s, duke filluar nga vendet baltike që ndjehen të kërcënuar nga Rusia dhe çështja është nëse do të ndodhë, larg qoftë, që konflikti në Ukrainë të mos përfundojë me fitoren e Ukrainës, kjo do të sillte një pikëpyetje për të gjithë vendet baltike se kush ka radhën më pas. Ministri Peleshi zbuloi se më 4 mars do të hapet baza ajrore në Kuçovë, ndërsa shtoi se Shqipëria është kontribuuese e NATO-s përmes misioneve të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …