Në takimin e Odës Ekonomike të Kosovës dhe asaj të Serbisë, që po mbahet në Shkup, Kosova kërkon heqjen e barrierave nga Serbia

Në takimin e Odës Ekonomike të Kosovës dhe asaj të Serbisë, që po mbahet në Shkup, Kosova kërkon heqjen e barrierave nga Serbia

Sot, në Shkup, në takimin e Odës Ekonomike të Kosovës dhe asaj të Serbisë, Kosova do të kërkojë heqjen e barrierave që Serbia për vite të tëra ka vendosur ndaj prodhimeve “Made in Kosova”, ka deklaruar kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna. Takimi mbahet me ndërmjetësimin e Odës Ekonomike  të Maqedonisë së Veriut, por të pranishëm do të jenë edhe zyrtarët e Komisionit Evropian  edhe zyrtarë të Qeverisë gjermane që janë edhe themelues të Iniciativës në kuadër të Procesit ë Berlinit” tha Rafuna, i cili ka lavdëruar rolin e Maqedonisë së Veriut. Ai dje është pritur në takim nga kryetari  i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski Në Shkup po zhvillon takimi i rregullt i Bordit Menaxhues i Odave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor. Bordi i këtij mekanizmi të themeluar në kuadër të Procesit të Berlinit, nga shkurti i këtij viti udhëhiqet nga Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, i cili ka marrë kryesimin e radhës nga Serbia.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …