Në takimin e së mërkurës në Villën Rugova të biznesmenit, Ramiz Kelmendi ka paralajmëruar se do të marrë pjesë edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli. Lajmin e ka bërë të ditur edhe nikoqiri i takimit, Ramiz Kelmendi. Kelmendi tha se deri më tani ka marrë tri konfirmime, mes tjerësh edhe konfirmimin e Kadri Veselit, i cili sipas tij vazhdimisht ka qenë dhe është i gatshëm për bashkëpunim. Ai ka paralajmëruar se lidhur me takimin do të bisedojë edhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, për të marrë konfirmimin e tij.
