Sot rreth orës 17.00, në Ohër, përfundoi takimi në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarit të Serbisë, Vuçiq

Në takimin e sotëm në Bruksel, pas Marrëveshjes së Ohrit mes Albin Kurtit e Aleksander Vuçiqit, shpaloset drafti i Asociacionit

Në takimin e sotëm në Bruksel, pas Marrëveshjes së Ohrit mes Kryeministrit, Albin  Kurti dhe kryetarit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, shpaloset drafti i Asociacionit. Atë e ka shkruar  një ekip serbësh, i izoluar tërësisht nga Qeveria e Kosovës, formalisht, ekipi është emëruar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal. Albin Kurti tashmë ndodhet në Bruksel.  Sipas Marrëveshjes Bazë të pranuar mes Kosovës dhe Serbisë, zbatimi i marrëveshjes së Asociacionit nënkuptohej në pikën e fundit të dokumentit, ndërsa krijimi i tij nënkuptohej në pikën 7 të Planit të Zbatimit të dakorduar në Ohër. Në praktikë, ashtu siç ishte kërkuar gjatë nga ndërkombëtarët dhe nga Serbia, Asociacioni u zhvendos në një nga dy temat e para që do të fliten në takimin mes Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, pas arritjes së marrëveshjes. Miroslav Lajcak ka thënë se  qëllimi është përcaktimi i statusit ligjor të serbëve të Kosovës dhe të pakicës serbe në Kosovë. Ne e shohim këtë si një mundësi për të qartësuar disi marrëdhëniet ndërmjet Qeverisë në Prishtinë dhe serbëve të Kosovës. Dhe në të njëjtën kohë të definohet roli i Serbisë në mbështetjen e serbëve të Kosovës. Është një temë e ndjeshme, flitet shumë për të, por për mua është e rëndësishme që më në fund të fillojmë të përcaktojmë se çfarë do të thotë komuniteti, cili do të jetë statusi i tij, cilat do të jenë kompetencat e tij. Ne do t’i përmbahemi modeleve ekzistuese evropiane”, ka thënë, emisari i BE-së, Lajçak.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …