Dialogu politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pritet të vazhdojë sot në Bruksel, ku temë diskutimi do të jetë themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe zotimi i dy palëve për zbatimin e marrëveshjeve të arritura më herët. Edhe pse ky takim zhvillohet në një periudhë kur situata e sigurisë dhe ajo politike ndërmjet të dyja vendeve është e tensionuar, qytetarët u deklaruan se nuk presin të ketë diçka pozitive. Madje opozita sërish e quan gabim vazhdimin e dialogut në një periudhë kur Serbia provokon sigurinë e Kosovës edhe me konflikt të armatosur. Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, pret që ky takim do të kontribuojë në zbatimin e marrëveshjeve të pazbatuara deri më tani, sidomos marrëveshja për energjinë, drejtësinë dhe Asociacionin. Më tej Tahiri tha se vazhdimi i dialogut në nivelin politik në Bruksel tregon angazhimin maksimal të BE-së për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pas tensioneve dhe provokimeve të fundit.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …