Ndonëse ende nuk dihet saktësisht se kur do të zhvillohet takimi i radhës në kuadër të fazës finale të dialogut Kosovë – Serbi është bërë e ditur se në këtë takim ndër të tjera do të flitet edhe për kërkesën e shqiptarëve të Kosovës Lindore për bashkim me Kosovën. Këtë e ka pohuar Zyra e Kryetarit të shtetit, Hashim Thaçi, ku përmes një përgjigjeje dhënë “Zërit” është thënë se në këtë takim do të bisedohet edhe për modalitetet rreth arritjes së marrëveshjes obliguese ligjore mes dy shteteve. Se do të diskutohej për Kosovën Lindore ishte thënë edhe para takimit të fundit, i cili u mbajt në fillim të muajit shtator, porse një gjë e tillë nuk kishte ndodhur. Ndërkohë, pos opozitës që tashmë po i kundërshton në vazhdimësi idetë e Thaçit rreth dialogut, edhe përfaqësues të Nismës Socialdemokrate nuk po e mbështesin paralajmërimin e pkryetarit për korrigjim të kufirit, ani pse vetë lideri i këtij subjekti, Fatmir Limaj, është caktuar udhëheqës i ekipit të formuar nga Qeveria për bisedimet me Serbinë. Ndërkaq, njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se është e pamundur të arrihet synimi i Thaçit që ta marrë Kosovën Lindore pa i dhënë asgjë në këmbim palës serbe.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …