Këshilli i Prindërve del kundër paralajmërimit për një pushim të parakohshëm një javor në shkolla

Në të gjitha shkollat e Kosovës ora e parë e mësimit i është kushtuar ish-kryetarit të SHBA-së, Goerge H. W Bush

Në të gjitha shkollat e Kosovës ora e parë e mësimit i është kushtuar ish-kryetarit të SHBA-së, Goerge H. W Bush, i cili vdiq para pak ditësh. Kjo ndodhi pas një vendimi të ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi. Ministri e ka arsyetuar këtë vendim se është në funksion të fuqizimit të raporteve mes Kosovës e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Të dashur qytetarë, nxënës e mësimdhënës, Në shenjë respekti, mirënjohje dhe vlerësimi për veprimtarinë politike të ish presidentit amerikan , z. George H.W Bush, në funksion të fuqizimit të raporteve mes shtetit të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe përkushtimit të tij për faktorizimin e çështjes së Kosovës në momente të rëndësishme historike, kam marrë vendim që të mërkurën, më 5 dhjetor 2018, të gjitha institucionet e arsimit para universitar, orën e parë të mësimit t’ia kushtojnë raporteve të mira historike në mes Kosovës dhe SHBA-ve, në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme që i është dhënë vendit tonë gjatë procesit të çlirimit, pavarësimit dhe shtet ndërtimit”, thuhet në vendimin e ministrit Bytyqi.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …